Manchester City vendos për të ardhmen e Guardiolës

Futboll

Manchester City vendos për të ardhmen e Guardiolës

Më: 6 maj 2022 Në ora: 12:58
Manchester City vendos për të ardhmen e Guardiolës

Dështimi për t’u kualifikuar në finalen e Champions League nuk duket se e ka penguar pronësinë e City për të vazhduar me Pep Guardiolën.

Sipas shtypit britanik, klubi është gati të bëjë investime të reja në merkato dhe t’i propozojë trajnerit Guardiola rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit.

Edhe pse spanjolli dështoi për të arritur në finale dhe për ta fituar atë, thuhet se Guardiola është i vendosur për të qëndruar në Angli.

Sipas “Daily Mail”, Manchester City pritet t’i ofrojë një kontratë të re tre vjeçare dhe disa nënshkrime të reja të klasit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat