Nis projekti i ri i FFK-së “Girls just want to play football” 

Futboll

Nis projekti i ri i FFK-së “Girls just want to play football” 

Më: 27 maj 2022 Në ora: 18:29
Nis projekti i ri i FFK-së “Girls just want to play football” 

‘Girls just want to play football’ – Vajzat vetëm duan të luajnë futboll, është projekti i radhës i FFK-së, i financuar nga programi për zhvillimin e futbollit të grave, në kuadër të fondit UEFA HatTrick.

Ky projekt nisi me turneun hapës në Mitrovicë, i cili u mbajt për dy ditë radhazi, e ku pjesëmarrëse ishin gjithsej 16 shkolla fillore të kësaj komune.

Në fund, pas disa ndeshjeve interesante, me mjaft garë e dëshirë për sukses tek vajzat, fituese e turneut doli SHFMU “Abdullah Shabani” nga Mitrovica, e cila në finale e mundi ekipin e SHFMU “Fazli Grejçevci” nga Vërnica.
Si çdo herë, edhe këtë vit, nëpërmjet këtij projekti FFK ka për qëllim rritjen e numrit të vajzave në futboll, duke iu ofruar mundësi që çdo vajze të shprehë talentin e vet dhe të njihet nga afër me lojën e futbollit.

Një falënderim i veçantë shkon për Federatën e Sportit Shkollor, e cila ka ofruar ndihmë për organizimin e këtij turneu nëpër komuna, si dhe një falënderim për klubet dhe shkollat e futbollit të Mitrovicës.

Në fund të turneut, FFK ndau kupa për dy ekipet finaliste, derisa për secilin ekip pjesëmarrës janë ndarë pajisje sportive.
Realizimi i këtij projekti do të vazhdojë edhe në gjashtë komuna tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat