Legjenda e futbollit Esat Mehmeti: Gazeta “Bota sot” dhe Kemajl Goca, nuk i harrojnë sportistët e merituar 

Futboll

Legjenda e futbollit Esat Mehmeti: Gazeta “Bota sot” dhe Kemajl Goca, nuk i harrojnë sportistët e merituar 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 14:36
Legjenda e futbollit Esat Mehmeti: Gazeta “Bota sot” dhe Kemajl Goca, nuk i harrojnë sportistët e merituar 

Legjenda e futbollit të Kosovës, ish portieri i mirënjohur Esat Mehmeti, tha se çdo ditë shoqërohet me gazetën “Bota sot”. 
Mehmeti tha se gazeta “Bota sot” në asnjë rrethanë nuk i harron sportistët e merituar që bënë emër në ligën federative të ish Jugosllavisë.  

“Kam nderin dhe kënaqësinë ta urojë 27 vjetët e punës së palodhshme të gazetës ‘Bota sot’, duke e ditur se ka kaluar e kalon nëpër kohëra e sfida të vështira.

Unë për çdo ditë shoqërohem me këtë gazetë, e kam një ushqim shpirtëror duke e lexuar e u freskua me shkrimet e lajmet në vend e në botë. 

Kaptinë  e veçantë është sporti në gazetën ‘Bota sot’, që është e lidhur ngushtë  e drejtpërdrejtë me emrin e gazetarit, doajenit profesional z. Kemajl Goca, i cili në asnjë rast nuk i harron sportistët e merituar që bënë emër në një shtet 22 milionësh të ish Jugosllavisë  së Titos.

Ngjarjet sportive, për jetën dhe veprimtarinë e shumë individëve sportivë, po edhe të  talenteve të shumtë që me të drejtë po e trandin notën me rezultate e medalje të arta Olimpike të shtetit më të ri në notë me vetëm 2 milionë banorë.

Shfrytëzoj rastin që nga zemra t'i urojë 27 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’ , duke iu falënderua për punë dhe veprimtarin e gazetës në tërësi e në veçanti rubrikës së sportit. Suksese në vazhdim”, uron Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat