Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City e dëshirojnë Bennacerin e Milanit

Futboll

Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City e dëshirojnë Bennacerin e Milanit

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:51
Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City e dëshirojnë Bennacerin e Milanit

Raportet e reja thonë se Manchester City, Arsenali dhe sidomos Liverpoolit janë duke e kërkuar mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer, i cili ka klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh

Algjeriani ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të Premier Ligës pasi që i ndihmoi Kuqezinj të për ta fituar titullin e Serie A pas një dekade.

Sipas BeIN Sports, Liverpool në veçanti është duke kërkuar që të nënshkruajë me Bennacerin këtë verë.

Stefano Pioli nuk dëshiron që ta largohet atë tani, sidomos pasi ka humbur Franck Kessi si lojtar të lirë dhe ka humbur garën për mesfushorin e Lille, Renato Sanches, i cili kaloi në PSG.

Me vetëm 24 vjeç, Bennacer ka 39 paraqitje për Algjerinë dhe 120 paraqije në Serie A.

Milan e bleu atë për 17.2 milionë euro nga Empoli në verën e vitit 2019 ku para kësaj kohe ai e kishte kaluar kohën e tij në Akademinë e Arsenalit në Angli.

Kontrata e tij me Kuqezinjtë skadon më 2024 dhe raportohet që Milan dëshiron t’ia zgjatë atë atij duke ja rritur pagën dhe duke i bërë një klauzolë mbi 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat