Shaqiri: Nesër në Kavadar shkojmë për tri pikë!

Futboll

Shaqiri: Nesër në Kavadar shkojmë për tri pikë!

Nga: K.G.. Më: 30 gusht 2022 Në ora: 16:41
Shaqiri

Fakt është se Shkendija nuk e nisi ashtu siç pritej sezonin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Vetëm dy fitore, një barazim dhe një humbje, 7 pikë të fituara nga 12 të mundshme. Sigurisht që goditja e madhe për ta është disfata e pardjeshme në Strumicë, ku u mposhtën (0:2) nga Struga TL.

Arsyet e këtij fillimi jo të mirë i ka komentuar për “Sportmedia” trajneri tetovar, Artim Shaqiri.

“Po, është e vërtetë që ndaj Strugës nuk ishim në nivelin e dëshiruar dhe humbëm me meritë. Fakti është se ne mund dhe duhej të kishim bërë më shumë në katër raundet e fundit, por tani nuk ia vlen të kthehemi në atë që ka qenë. 

Arsyet e kësaj do t'i kërkojmë në radhët tona. Ndoshta jemi ende në shok pas atij eliminimi fatkeq me penallti nga Europa League, por duhet të kthehemi urgjentisht si futbollistët po ashtu edhe psikikisht.

Nesër luajmë me Tikveshin në Kavadar, nuk është sekret që po shkojmë për tri pikë.

E respektojmë skuadrën vendase, por nuk e fshehim se duam fitore, duam tri pikë, këtu nuk ka dyshim”, thotë Artim Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat