Veliaj: Regjistroni fëmijët në sport! Po investojmë në çdo disiplinë

Futboll

Veliaj: Regjistroni fëmijët në sport! Po investojmë në çdo disiplinë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:05
Veliaj: Regjistroni fëmijët në sport! Po investojmë në çdo disiplinë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në aktivitet sportive.

Gjatë inspektimit të punimeve për rehabilitimin e pesë fushave të futbollit pranë kompleksit të pishinave, ai tha se në Tiranë janë të gjitha mundësitë që fëmijët të merren me aktivitete fizike, pavarësisht llojit të sportit që zgjedhin.

“Më vjen mirë që në këtë zonë kemi krijuar një kampus sportive me Parkun Olimpik, fushat e FSHF-së dhe fushat e bashkisë.

Sot inkurajimi për prindërit është: regjistroni fëmijët në sport! Nuk ka rëndësi nëse është futboll, nëse është mundje (ku sapo dolëm kampion bote), nëse është peshëngritje (ku prapë jemi kampion bote), nëse është atletikë, me pistën e re për Luiza Gegën – cilido qoftë sporti apo klasa sportive (volejboll, basketboll, për të cilat kemi hapur mbi 70 palestra), është shumë e rëndësishme që fëmijët të merren me aktivitet fizik”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se pas suksesit si Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin tjetër Tirana mund të shpallet Kryeqyteti Europian i Sportit. “Ne përsëri do bëjmë ato që kemi për të bërë dhe që i kemi me pasion, por sigurisht një titull europian na jep akoma më shumë stimul, që të ecim më shpejt në aktivitete të tilla,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat