Martínez “skanon” përballjen Gjermani - Spanjë

Futboll

Martínez “skanon” përballjen Gjermani - Spanjë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 14:07
Martínez “skanon” përballjen Gjermani - Spanjë

Javi Martínez analizoi të gjitha lajmet më të fundit të futbollit dhe të Kupës së Botës në “Sport Buzzer”. Mesfushori, një njohës i madh i futbollit spanjoll dhe gjerman, ofroi vizionin e tij për atë që do të vijë në “Katar 2022”.

“U habita që ata luajtën kaq mirë kundër Kosta Rikës. Prisja një fitore, por jo 7-0. Në Spanjë të gjithë thonë se jemi kampionë bote, sepse panë atë ndeshje dhe lojë të mirë (qesh). Spanja duhet të ruajë qetësinë; është një turne i gjatë, por kur vjen një rezultat si ky, euforia është e madhe”, – tha ai për premierën e Spanjës në Kupën e Botës.

Lidhur me përballjen e kombëtares së Luis Enrique kundër Gjermanisë, mesfushori iberik shtoi: “Është e vështirë për Spanjën ta përsërisë këtë rezultat. Kosta Rika është një ekip i dobët në turne. Sidoqoftë, kombëtarja spanjolle do të përpiqet të luajë me të njëjtën ide si kundër Kosta Rikës. Do të jetë një luftë.

Çelësi do të jetë kush zotëron më shumë dhe më mirë topin. Është një finale për Gjermaninë, që duhet ta fitojë. Kjo e bën të vështirë për Spanjën, sepse Gjermania ka një ekip të mirë. Hansi Flick është një trajner i mirë, që e di saktësisht çfarë nuk funksionoi kundër Japonisë.

Mund të ndodhë që ju ta humbni ndeshjen e parë të Botërorit. Ne e nisëm me humbje Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, megjithatë u bëmë kampionë bote. Favoritët? Unë do të thoja Argjentina dhe Gjermania, sinqerisht. Gjermania është si Real Madridi në Champions League. Ajo është gjithmonë aty, pretendente kryesore.

Gjermania nuk ka sulmuesit tipikë. Kai Havertz është një lojtar i madh, por jo si Mario Gomez apo Miroslav Klose. Një ekipi i duhet vetëm një sulmues për të mbajtur mbrojtësit. Mbrojtësit qendror të zënë me sulmuesin kundërshtar mund të aplikojnë vetëm topat e gjatë, jo të ndërtojnë.

Thomas Muller është më i mirë kur nuk luan si sulmues. Ai duhet të luajë pas sulmuesit kryesor, ndonjëherë në të majtë, ndonjëherë në të djathtë. Ai është një lojtar inteligjent, që e di se ku i dhemb kundërshtarit”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat