I ka kap paniku serbët para 2 dhjetorit, pyesin: Zviceran apo shqiptar, kush jeni ju?

Futboll

I ka kap paniku serbët para 2 dhjetorit, pyesin: Zviceran apo shqiptar, kush jeni ju?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 nëntor 2022 Në ora: 21:11
Xhaka e Shaqiri me Zvicrën

Po vjen data 2 dhjetor, Serbia gjithnjë e në siklet sepse ka punë me kombëtaren e Zvicrës dhe me dy yjet nga Kosova, kapitenin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.   

22 qershori i vitit 2018, ende është i freskët për Beogradin dhe Serbinë, humbja me rezultat 2:1 në Kaliningrad nga Zvicra dhe eliminimi nga golat e shqiptarëve të Kosovës, Xhakës dhe Shaqirit, ende iu dhemb serbëve.

Një farë mediumi serb, satelit i Aleksandër Vuçiqit, “Novosti”, ka pyetur nga sikleti: “Zviceran apo shqiptar, kush jeni ju? 

Image

“Në të kaluarën u mundëm nga Zvicra me rezultat 2:1. Golat i shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët pasi shkundën rrjetat provokuan përfaqësuesit tanë duke treguar shqiponjën dykrenare shqiptare.

Lidhja mes Shqipërisë dhe Zvicrës është padyshim e madhe, siç e tregon edhe detaji nga stadiumi “974” në Doha.
Gjegjësisht, në tribunat para ndeshjes mes Zvicrës dhe Brazilit është shfaqur flamuri shqiptar, ku duket qartë se nuk i takon, pasi Shqipëria nuk është pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit.

Shtrohet pyetja nëse zviceranët janë përgatitur vetëm për ndeshjen me “shqiponjat” e Piksit *Dragan Stojkoviq. Nuk ka dyshim se do të ketë provokime.

Në pankinë është një turk, në fushë është skuadra botërore e drejtuar nga shqiptarët dhe në tribunë janë fqinjët tanë nga jugu
Serbinë e pret një detyrë e vështirë përballë një legjioni të vërtetë e të vogël të huajsh, të cilët prej vitesh vdesin për ngjyrat e Zvicrës në pothuajse të njëjtën përbërje“,
shkruan ky farë mediumi.

Më 2 dhjetor, në orën 20.00 takohen Zvicra - Serbia, në kuadër të xhiros së tretë të Kampionatit Botëror.

Zvicrës i mjafton barazimi. Brazili kryeson me 6 pikë, pasojnë Zvicra 3, Kameruni 1 dhe Serbia me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat