Portugalia kualifikohet, mbrëmje e keqe për Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës

Futboll

Portugalia kualifikohet, mbrëmje e keqe për Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:03 Përditësuar në ora: 21:53 më 06.12.2022
Pamje nga ndeshja

Humbje thellë e Zvicrës

Zvicrës nuk i shkoi asgjë ndoresh në duel me Portugalinë, duke pësuar humbje të thellë, me rezultat 6:1, në kuadër të tetës së finales së Kampionatit Botëror.

Pak kush ka pritur një fitore të thellë të Portugalisë ani se ishte favorite ndaj zviceranëve. 

Jo edhe gjithmonë ekipi e ka mbrëmjen e vet, kështu ishte sonte me Zvicrën.

Portugalia - Zvicra 6:1

Shënues: Ramos (17', 51' e 67'), Pepe (33'), Guerreiro (55') - Akanji (58'), Leao (90+2').

Kartona të verdhë: Schar, Comert.

Portugali: Costa, Dalot, Pepe, Dias, Guerreiro, Carvalho, Bernardo Silva (Neves (81'), Otavio (Vitinha 73'), Fernandes, Ramos (Horta 73'), Joao Felix (Ronaldo 73).

Zvicra: Sommer, Fernandes (Leao 89'), Akanji, Schar (Comert 46'), Rodriguez, Freuler (Zakaria 54'), Xhaka, Shaqiri, Sow (Seferoviç 54'), Vargas (Okafor 66''), Embolo (Jashari 89').

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, me Zvicrën patën një mbrëmje të keqe ë stadiumin “Lusail Iconic” në Lusail.

Ardon Jashari, 20-vjeçari, futet në lojë në minutën e 89-të, duke debutuar në Kampionatin Botëror. 

Në minutën e 17-të, Portugalia në epërsi (1:0). Goncalo Ramos brenda 16-shit dhe me goditje të fortë shënon në këndin e epërm të djathtë.

Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë rreth 30 metra, godet me mjeshtri por topi shkoi përskaj shtyllës së majtë pikërisht në minutën e 30-të, me fat Portugalia.

Në minutën e 33-të, mbrojtja së Zvicrës nuk reagoi si duhet. ndërsa Pepe ka shënuar me kokë për 2:0.

Në minutën e  38-të, Zvicra me rast shënimi, por Edimilson Fernandes godet me kokë jo aq fuqishëm dhe topi ndalet nga portieri Costa.

Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ramos në pozitë ballore por portieri Sommer me maje të gishtërinjve ka shpëtuar portën e tij. 

Në pjesën e dytë, një Portugal mëe rrezikshme duke shënuar edhe katër gola tjerë. 

Futbollisti Ramos kompletoi het-trikun. Ai ka shënuar në minutën e 51-të për 3:0, pastaj Guerreiro për 4:0.

Zviceranët ngushtuan rezultatin me golin e Akanji i cili ka realizuar nga afërsia, 4:1. Në minutë e 67-të, Ramos me dinakërinë e tij ka shënuar për 5:1. Leao shënoi në fund për 6:1.

Zvicra eliminohet

(E plotësuar):  90+2' Leao ka shënuar për 6:1.

89Ardon Jashari, 20-vjeçari, futet në lojë në minutën e 89-të, duke debutuar në Kampionatin Botëror. 

87' Minutat  e fundit.

Portugalia - Zvicra 6:1

Shënues: Ramos (17', 51' e 67'), Pepe (33'), Guerreiro (55') - Akanji (58'), Leao (90+2').

Kartona të verdhë: Schar, Comert.

Portugali: Costa, Dalot, Pepe, Dias, Guerreiro, Carvalho, Bernardo Silva (Neves (81'), Otavio (Vitinha 73'), Fernandes, Ramos (Horta 73'), Joao Felix (Ronaldo 73).

Zvicra: Sommer, Fernandes (Leao 89'), Akanji, Schar (Comert 46'), Rodriguez, Freuler (Zakaria 54'), Xhaka, Shaqiri, Sow (Seferoviç 54'), Vargas (Okafor 66''), Embolo (Jashari 89').

83' Shuhen shpresat për Zvicrën, për rezultat të favorshëm.

79' Zvicrës nuk i shkon asgjë ndoresh.

75' Gjithçka është e qartë.

 73' Ronaldo futet në lojë.

72' Zvicra nuk e ka mbrëmjen e saj!67' Ramos ka shënuar gol, kompleton het-trik-un, 5:1.

64' Zvicra po mundohet të bëjë më shumë.

61' Zvicra synon golin e radhës.

58' Manuel Akanji nga afërsia realizon dhe ngushton rezultatin në 4:1.

55' Portugalia nuk ndalet, Guerreiro realizon për 4:0,51' Goncalo Ramos ka shënuar për 3:0, Zvicra po kalon periudhë të vështirë.

48' Pritet një Zvicër më sulmuese.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Portugalia bën presion.43' Ramos në pozitë ballore por portieri Sommer me maje të gishtërinjve ka shpëtuar portën e tij. 

41' Shaqiri me shokë orvatet por pa sukses.

38' Zvicra me rast shënimi, por Costa e ndal goditjen me kokë të futbollistit Edimilson Fernandes.

36' Zvicra në presion të rezultattit.

33' Reagim i dobët i mbrojtjes së Zvicrës. ndërsa Pepe ka shënuar me kokë për 2:0.

30' Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë rreth 30 metra, godet me mjeshtri por topi përskaj shtyllës së majtë, me fat Portugalia.

28' Portugalia e ruan me kujdes Shaqirin.

26' Shaqiri pritet të jetë më energjik.

24' Zvicra po has në telashe.21' Portugalia e rrezikshme.

17' Portugalia në epërsi (1:0). Goncalo Ramos brenda 16-shit e me goditje të fortë shënon në këndin e epërm të djathtë.

16' Te Portugalia vërehet mungesa e Ronaldos.

13' Zvicra luan me gjallë.10' Loijë me kujdes të shtuar nga dy palët.

8' Nuk ka ndonjë rast të veçantë.

6' Ndeshje e baraspeshuar.

'Portugalia ka filluar me presion ndaj Zvicrës.3' Kapiteni Xhaka dhe Shaqiri tentojnë më të mirën.

1' Fillon ndeshja.

Intonohen himnet.

Portugalia e fillon pa Ro naldon, Granti Xhaka e Xherdan Shaqiri, gati.

Hakmerret ndaj Ronaldos pas sharjeve?!

Cristiano Ronaldo do ta startojë në stol ndeshjen Portugali-Zvicër, ka zbuluar Record fillimisht dhe me pas eshte zbuluar zyrtarisht. Kapiteni i Kombëtares lusitazne është kështu jashtë njëmbëdhjetëshes dhe do të zëvendësohet mesa duket nga Gonçalo Ramos në këtë ndeshje te 1/16-ve të Boterorit 2022 ndaj Zvicres…

“Siç mësuam, vendimi për të lënë CR7 jashtë njëmbëdhjetëshe është marrë këtë të martë.

E njëjta gjë vjen pasi Fernando Santos pranoi se ishte i pakënaqur me qëndrimin e Ronaldos, i cili, mos harroni, kur u zëvendësua kundër Koresë së Jugut, tha në drejtim të pankinës: “Pse k*rin nxiton që me nxjerr jashte”

“Kur mbaroi ndeshja shkova në zonen miiks dhe më pas shkova në konferencë. E përsëris: në fushë nuk dëgjova asgjë, ai ishte shumë larg dhe e dëgjova vetëm duke debatuar me lojtarin korean. A i kam parë pamjet?

Po. Nëse më ka pëlqyer? Jo.

Vërtet nuk më ka pëlqyer asgjë. Keto çështje zgjidhen në shtëpi dhe  jo perpara publikut, ndaj po mendohem për ndeshjen e nesërme, për të cilën të gjithë janë të fokusuar”, tha. trajneri dje në konferencën paraprake për ndeshjen me zviceranët. Do te ishte hera e pare per Ronaldon ne stol ne nje ndeshje kaq me rendes...

Një ndeshje mes dy skuadrave europiane

Ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës do të zbulojë sot emrin e skuadrës së fundit që siguron praninë në çerekfinalet e Botërorit 2022.

Një ndeshje mes dy skuadrave europiane që pritet të jetë shumë e ekuilibruar.

Një sfidë e cila padyshim do të krijojë shumë polemika pasi trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka vendosur që të mos aktivizojë Kristiano Ronaldon nga minuta e parë.

Përflitej se ikona portugeze ishte i padëshiruar nga shumë shokë të skuadrës dhe Fernando Santos ka zgjedhur ta lërë në stol për këtë sfidë. Vendin e Ronaldos në fushë e ka marrë Gonçalo Ramos, i cili luan përkrah Zhoao Feliks dhe Bruno Fernandes.

Ndërkohë, nuk mund të mungonin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në anën tjetër të fushës me të dy futbollistët që do të luajnë nga minuta e parë këtë duel shumë të rëndësishëm.

Santos ndëshkon Ronaldon

Santos ndëshkon Ronaldon!

Granit Xhaka dhe Xhardin Shaqiri përballë Portugalisë për të bërë mrekullinë e radhës në këtë Botëror, pas fitores që arritën ndaj Serbisë.

Dy futbollistët shqiptarë, sikurse pritej, janë pesë e formacionit titullar të Zvicrës ndaj përfaqësueses luzitane, së cilës i mungon në në start Cristiano Ronaldo.

Duket është ndëshkuar nga trajneri Santos për reagimin që pati në sfidën e fundit ndaj Koresë së Jugut.

Portugali - Zvicër, Shaqiri dhe Xhaka gati, çfarë po ngjan me Ronadon?

Të gjithë janë në pritje të sfidës së madhe të te tetës së finales së Kampionatit Botëror në futboll, Portugali - Zvicër. 

Ndeshja fillon në orën 20.00.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë gati.

Ronaldo në bankë, kështu ka vendosur trajneri Santos.

Kush do të fitojë? Gjithçka do të shihet pas 90 minutave eventualisht pas 120 minutave në rast se shkon sfida në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Granit Xhaka është kapiten i Zvicrës, së bashku me Shaqirin synojnë fitore ndaj Portugalisë, kampionit të Evropës në vitin 2016.

Portugalia - Zvicra

Portugali: Costa, Dalot, Pepe, Dias, Guerreiro, Carvalho, Bernardo Silva, Otavio, Fernandes, Ramos, Joao Felix.
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Schar, Rodriguez, Freuler, Xhaka, Shaqiri, Sow, Vargas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat