Arsenal - Manchester City, super sfida e mbrëmjes

Futboll

Arsenal - Manchester City, super sfida e mbrëmjes

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:17
Arsenal - Manchester City

Arsenal dhe Manchester City përballen këtë të premte në Fa Cup , në ndeshjen e vlefshme për raundin 1 të 16-ve.

Topçinjtë kanë 5 ndeshje pa humbje dhe kryesojnë kampionatin me 5 pikë, por gjithsesi kjo është një duel që nuk ndikohet aspak nga kjo diferencë.

Trajneri i klubit nga Londra, Mikel Arteta, ka pohuar se kjo sfidë nuk do të ndikojë në miqësinë e tij me Pep Guardiolën

Arteta dikur ka qenë ndihmës trajner i Guardiolas tek Manchester City. ndërsa sot spanjolli e vlerëson për çdo arritje por thekson se kërkon maksimumin nga skuadra e tij .

Dueli Manchester City-Arsenal luhet sot në mbrëmje në orën 21:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat