Skuadra shqiptare nuk kthehet me aeroplan por me autobus, shkak tërmeti

Futboll

Skuadra shqiptare nuk kthehet me aeroplan por me autobus, shkak tërmeti

Nga: K. Goca Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:12
Deçiqi

Pas një sërë tërmetesh, në Turqi po mbretëron kaos total. 

Në një gjendje të tillë janë gjetur edhe futbollistët e Deçiqit, të cilët tri ditë më parë në kuadër të përgatitjeve në Antalia kanë luajtur ndeshjen e fundit ndaj Rigës dhe në vend të aterrimit me aeroplan, skuadra shqiptare kthehet me autobus.

Ekspedita e futbollistëve nga Tuzi u nis nga Antalia të dielën në mbrëmje me aeroplan për në Stamboll dhe më pas qëndroi atje për shkak të anulimit të të gjitha fluturimeve për shkak të motit të keq dhe tërmetit që goditi Turqinë. 

“Fluturimi për në Tiranë u riplanifikua tri herë, tuzjanët planifikuan të qëndronin në hotel dhe të prisnin, por situata u ndërlikua.

Në fund tuzjanët u nisën për në Mal të Zi me autobus”, ka bërë të mediumi malazez “Pobjeda”.

“Pritëm disa orë në aeroportin e Stambollit dhe na thanë se duhet fluturonim sonte rreth orës 22:00, por nuk ishte e sigurt.

Ne vendosëm për opsionin e dytë.

Pritet të jemi sonte vonë në shtëpi”, - tha drejtori i Deçiqit, Marko Camaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat