Robert Lewandowski po konsolidon një sezon të parë më shumë se të jashtëzakonshëm te Barcelona në planin personal.
Me golin e tij nga penalltia në “Old Trafford” kundër Manchester United, polaku tashmë ka grumbulluar 25 “rrjeta” në 30 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, në të gjitha garat.
Një shifër që e kalon shumë rekordin e golashënuesit më të mirë të Barçës nga sezoni i kaluar.
Megjithatë, goli i Lewandowski ndaj “Djajve të Kuq” do të jetë humbje financiare për Barçën, pasi katalanasit ranë dakord t’i paguajnë Bayern Munich 1.25 milionë euro bonuse nëse sulmuesi polak realizon 25 gola në secilin nga katër sezonet që nënshkroi kontratën.
Transferimi i Lewandowski në “Camp Nou” u vlerësua në 45 milionë euro fikse dhe 5 milionë bonuse.
Tani katalanasit duhet të paguajnë të parin nga bonuset e performancës. Nëse sulmuesi e ruan këtë nivel finalizimi në vitet e ardhshme, Barçës do t’i duhet t’i paguajë Bayernit 3.75 milionë euro në formë variablash.
Pasi arritjes së objektivit të 25 golave, Lewandowski do të kërkojë të zgjerojë rekordin e tij për të konsoliduar epërsinë në “Pichichi” të La Liga-s; gjithashtu të ndihmojë në fitimin e Kupës së Mbretit.
Polaku ka shënuar 15 gola në kampionatin vendas (La Liga) dhe gjithashtu ka shënuar një dopietë në “Ceuta”, në Kupën e Mbretit.