Nuk mjafton goli i Xhakës, Sportingu fiton me penallti ndaj Arsenalit

Futboll

Nuk mjafton goli i Xhakës, Sportingu fiton me penallti ndaj Arsenalit

Nga: K. Goca Më: 16 mars 2023 Në ora: 23:51
Pedro Goncalves me bashkëlojtarin e tij, feston golin

Sportingu i Lisbonës me penallti kualifikohet në çerekfinale të Europa League në futboll.  

Sporting ka shënuar fitore me penallti me rezultat 5:3 ndaj Arsenalit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Emirates”.

Kapiteni Granit Xhaka ashtu si di ai në minutën e 19-të, nga rreth 11-12 metra, me goditje të fuqishme i ka kaluar në epërsi (1:0) “Topçinjtë”.

Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesë së parë.

Futbollisti Pedro Goncalves ka shënuar gol spektakolar në minutën e 62-të.

Ai me një goditje prej më shumë se 40 metrave ka parabolluar portierin e Arsenalit, Ramsdale, duke barazuar rezultatin 1:1.

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, për faktin se sfida e parë në Lisbonë kishte përfunduar baras (2:2).

Në minutën e 98-të, Leandro Trossard (Arsenal) i pafat, shtylla ia mohoi golin.

As vazhdimet nuk sollën fitues, penalltitë përcaktuan kualifikuesin. 

Për Arsenalin shënuan nga penalltitë: Odegaard, Saka, Trossard; dështoi Martinelli dhe për Sportingun realizuan: St. Juste, Esgaio, Inacio, Arthur Gomes dhe Santos. 

Skuadra që u kualifikuan në çerekfinale të Europa League: Sporting, Royale Union SG, Manchester Utd, Feyenoord, Juventusi, Bayer Leverkuseni, Roma dhe Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat