Shaqiri e Xhaka? Përgjigjet trajneri i Zvicrës

Futboll

Shaqiri e Xhaka? Përgjigjet trajneri i Zvicrës

Më: 24 mars 2023 Në ora: 14:33
Shaqiri e Xhaka

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë pjesë e Kombëtares së Zvicrës qe një kohë të gjatë.

Dy futbollistët nga Kosova madje janë lojtarët kyç të “Helvetikëve” qe disa vite.

Shaqiri është 31 vjeç dhe Xhaka 30 vjeç, që nënkupton se ata po shkojnë drejt perëndimit të eksperiencës në Kombëtare.

I pyetur nëse tashmë mund të konsiderohen si “brez i të moshuarve” të Kombëtares, selektori Murat Yakin u përgjigj duke thënë se Zvicra llogarit gjatë në ta, duke e pasur parasysh trendin e fundit të moshës së lojtarëve.

“Lojtarët si Manuel Akanji tash mund të marrin edhe më shumë përgjegjësi dhe të jenë model për të rinj, në mënyrë që të mos bie gjithçka mbi super e lojtarëve si Sommer, Xhaka e Shaqiri.

Përndryshe, mosha nuk ka rëndësi.

Besoj gjithashtu se lojtarët tanë mund të luajnë futboll në nivelin më të lartë edhe në moshën 39 apo 40 vjeçare”, u shpreh Yakin në konferencë për shtyp.

Shaqiri nuk do të jetë pjesë e Zvicrës në dy ndeshjet e marsit, kundër Bjellorusisë dhe ndaj Izraelit.

Kurse, Xhaka do të jetë prezent në Serbi në duelin e Novi Sadit me bjellorusët dhe më pas në shtëpi me izraelitët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat