Manchester Utd ballëlart nga Nottingham-i

Futboll

Manchester Utd ballëlart nga Nottingham-i

Nga: K. G. Më: 16 prill 2023 Në ora: 19:19
Pamje nga ndeshja

Manchester Utd nuk gabon, kthehet me tri pikë domethënëse nga Nottingham.

“Djajtë e kuq” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Nottingham-it, në takimin e javës së 31-të.

Nottingham futet në zonën e kuqe, pozita aktuale e largon nga Premier League. 

Golat i realizuan Antony (32') e Dalot (76').

Arsenali kryeson me 74 pikë, pasojnë Manchester City me 70, Manchester Utd 59, Newcastle 56, Tottenham 53,  Aston Villa 50 pikë etj. ndërsa Nottingham është i 18-ti me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat