Premier League përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Futboll

Premier League përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 17:38
Arteta e Guardiola

Premier League përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë mes Manchester City dhe Arsenal, dy skuadrat që kryesojnë renditjen.

“Topçinjtë” kanë 5 pikë avantazh, por “qytetarët” kanë dy ndeshje më pak, ndaj sfida direkte mes tyre mund të vendosë fatet e sezonit.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, në prag të kësaj sfide ndaj mësuesit të tij Pep Guardiola, shprehet: “Unë besoj 100% të fitorja dhe te titulli kampion.

E dinim që në fillim të sezonit se City do të ishte skuadra për t’u mundur këtë sezon, ndoshta bashkë me Liverpool, duke parë atë që kanë bërë 5-6 vitet e fundit”.

“Donim të ishim sa më pranë tyre dhe ta ngushtonim këtë diferencë.

Sot jemi “kokë më kokë” me Manchester City dhe kjo sfidë do të jetë e rëndësishme edhe pse mund të mos vendosë fatet e kampionatit.

Nëse fitojmë në fushën e City nuk do të thotë se kemi fituar Premier League”, tha Arteta.

“Kam parë se si është stërvitur skuadra ime dhe si ka reaguar pas barazimti me Southampton.

E njoh atmosferën në dhomat e zhveshjes, dëshirën e këtyre djemve për të fituar dhe këtë gjë duhet ta tregojmë të mërkurën në mbrëmje në fushë. Për të fituar duhet të jemi të përkryer”, tha Arteta.

Më tej, trajneri i Arsenal shton: “Do të jetë një mbrëmje e vështirë si për ne ashtu dhe për Manchester City, por mundësia që kemi përpara është e madhe, pasi mund të jemi kampionë. Nëse duam të jemi të tillë duhet të fitojmë këto ndeshje të mëdha dhe s’ka për të eqnë aspak e lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat