Klopp: Champions? Mund të na parakalojë edhe Brighton

Futboll

Klopp: Champions? Mund të na parakalojë edhe Brighton

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:09
Liverpool

Liverpooli iu fal golit të Momo Salah për të thyer 1-0 Brentfordin dhe për të siguruar fitoren e gjashtë radhazi në Premier League.

Gjithsesi, objektivi Champions League mbetet i vështirë për t’u arritur, pasi duhet të gabojë Manchester United. Dhe ekziston rreziku Brighton, një ndër skuadrat më në formë në ishull.

Jurgen Klopp vlerësoi performancën e djemve të tij, sidomos në prapavijë. “Ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar në aspektin mbrojtës sa i përket goditjeve standarde. Fituam kundër skuadrës më të mirë dhe më kreative në këtë aspekt.

Nuk u lejuam kundërshtarëve asnjë shans, duke u përballur siç duhet me kaq goditje standarde kundër. Bravo djemve, ishin shumë të përqendruar. Pashë shumë gjëra pozitive në këtë ndeshje.

Champions? Nëse United fiton dy ndeshjet shkon në 7 pikë mbi ne. Dhe praktikisht do të quhej e mbyllur gara për një vend në Champions. Pastaj është Brighton.

Nëse ata i fitojnë të gjithë ndeshjet e tyre, që ka shumë mundësi të ndodhë, do të renditen sipër nesh”, u shpreh trajneri gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat