Juve-Allegri drejt ‘divorcit’

Futboll

Juve-Allegri drejt ‘divorcit’

Më: 30 maj 2023 Në ora: 19:55
Allegri

Çështje ditësh apo çështje orësh kur Juventusi dhe trajneri Massimiliano Allegri do të ndajnë rrugët.

‘Zonja e Vjetër’ e cila kalojë një nga sezonet më të vështira viteve të fundit me heqjen e 10-të pikëve dhe mbetjen jashtë Ligës së Kampionëve, tashmë ka nisur ndërtimin e një skuadre të denjë për edicionin e ri.

Ndryshimet sipas medieve italiane, do të nisin nga kreu i bankinës.

Juve dhe Allegri siç raportohet, kanë nisur negociatat për ndarjen e rrugëve.

“Juventusi ka nisur negociatat me Allegrin për të ndarë rrugët.

Allegri do të shkarkohet nëse arrihet një marrëveshje”, shkruan TuttoSport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat