Kaka: Manchester City është favorit

Futboll

Kaka: Manchester City është favorit

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 17:23
Kaka

Rikardo Kaka është një nga yjet e shumtë të botës së futbollit i cili do të jetë i pranishëm në Stamboll për finalen e Championsit mes Manchester City dhe Interit. Ish ylli i Milanit deklaron se Siti është favorit, por çdo gjë mund të ndodhë. 

“Është e mrekullueshme të luash ndeshje të tilla, për fat të keq nuk është Milani, por Interi përfaqëson futbollin italian dhe të shihje derbin në gjysmëfinale ishte bukur”.

Çfarë ndeshje prisni të jetë?

“Do të jetë një sfidë në të cilën çdo gjë mund të ndodhë.

City është favorit, por ne do të shohim një ndeshje të shkëlqyer.”

Si e komentoni largimin e Maldinit nga Milani?

“Më vjen shumë keq. Nuk e di se çfarë ndodhi, por Paolo është një flamur dhe e ka ndihmuar shumë Milanin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat