Jo vetëm Lewa

Futboll

Jo vetëm Lewa

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 16:26
Robert Lewandowski

Jo vetëm Robert Lewandowski, një tjetër bavarez pritet të transferohet te Barcelona. Joshua Kimmich mbylli sezonin e tetë me Bayern Munchen dhe ka vendosur të provojë një tjetër aventurë. Larg Gjermanisë.

Raportimet nga Spanja bëjnë me dije se ylli i Bayernit dëshiron të bashkohet me bomberin polak në “Camp Nou”. Kimmich nuk i kanë pëlqyer aspak ngjarjet befasuese të ndodhura gjatë fazës së dytë të sezonit.

Duke nisur që nga shkarkimi i befasishëm i trajnerit Julian Nagelsmann, i cili u pasua nga Thomas Tuchel. Te Barcelona janë gati ta presin me krahë hapur, me trajnerin Xavi që e cilëson Kimmich si zëvendësuesin perfekt të Sergio Busquets.

Por, transferimi i 28-vjeçarit te kampionët e Spanjës nuk do të jetë aspak i thjeshtë për t’u realizuar.

Pasi Bayerni e cilëson të pashitshëm dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij.

Gjithsesi, pritet që Kimmich t’u kërkojë zyrtarisht drejtuesve që të lejojnë shitjen e tij. Lojtari ka kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat