Lewandowski e paralajmëron Bellinghamin: Sezoni është i gjatë

Futboll

Lewandowski e paralajmëron Bellinghamin: Sezoni është i gjatë

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 14:14
Robert Lewandowski

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski thotë se ka ende shumë kohë për t’iu afruar yllit të Real Madridit Jude Bellingham në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit.

Polaku e fitoi çmimin “Pichichi” për sezonin e kaluar, por këtë herë është shumë më mbrapa shkaku i lëndimeve të shpeshta.

Sidoqoftë, ai është optimist se mund ta arrijë anglezin e ndoshta edhe ta tejkalojë.

“Sezoni është i gjatë. Është vështirë të shënosh shumë gola në ligë, por jemi Barcelona dhe duam të fitojmë që të arrijmë shumë qëllime”.

Ndër të tjera, ai shtoi: “Dua të falënderoj familjen, skuadrën, trajnerin dhe stafin. Ishte e rëndësishme që të adaptohesha shpejtë, të gjithë më ndihmuan nga fillimi. E fituam La Ligan, Superkupën dhe tani Pichichi. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Lewa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat