Në regji të Haalandit, Manchester City - 1 pikë larg liderit 

Futboll

Në regji të Haalandit, Manchester City - 1 pikë larg liderit 

Nga: K.G. Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 22:23
Haaland

Manchester City ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së 18-të të Premier League. 

City e ka mposhtur me rezultat 1:0 ndaj Brentford që u zhvillua në stadiumin "Etihad".

Në minutën e 71-të, Erling Haaland kaloi një futbollist dhe del i vetmuar e nga rreth 15 metra shënoi në këndin e poshtëm për 1:0. 

Pas javës së 25-të, Liverpool kryeson me 57 pikë, pasojnë Manchester City me 56, Arsenali 55, Aston Villa 49 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat