Në listë dyshja e Bundesligës

Futboll

Në listë dyshja e Bundesligës

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:56
Florian Wirtz

Klubi anglez, Manchester City raportohet se është në kërkim të një sulmuesi të ri.

Me Kevin de Bruyne dhe Bernardo Silva që tashëm po hyjnë në statusin e veteranit, kampionët në fuqi të Anglisë janë hedhur në sulm për një lojtar të ri.

“Qytetarët” sipas mediave angleze, kishin dërguar skautët e tyre në ndeshjen Bayer Leverkusen-Bayern Munich (3-0), për të parë nga afër asin e Leverkusenit, Florian Wirtz dhe yllin e Bayern Munich, Jamal Musiala.

Të dy lojtarët vlerësohen mbi 80 milionë funte nga klubet e tyre përkatëse.

Krerët e Man Cityt thuhet se tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me dy klubet gjermane për yjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat