Fëmija i gazetarit shqiptar në Gjenevë, komunikon me një robot të AI, ja çfarë i përgjigjet për Shqipërinë, Shaqirin dhe Xhakën

Futboll

Fëmija i gazetarit shqiptar në Gjenevë, komunikon me një robot të AI, ja çfarë i përgjigjet për Shqipërinë, Shaqirin dhe Xhakën

Më: 20 mars 2024 Në ora: 18:36
Fëmija i gazetarit shqiptar në Gjenevë, komunikon me një robot

Djali i gazetarit të njohur ndërkombëtar Nefail Maliqit që jeton dhe vepron që prej vitesh ne Gjenevë, është fëmija që në Zvicër komunikon me një robot të AI.

Ai ketë privilegj, e bëri gjatë një testimi para ambasadorëve te OKB-së, ekspertëve te AI dhe pjesëmarrësve të shumtë të kibernetikës ne samitin botëror të Intelegjences Artificiale nën patronozhin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomit (ITU) me moton “inteligjencën artificiale për mirë” mbajtur ditë me parë në Gjenevë për të cilin evenment kanë shkruar edhe mediat vendore, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Përndryshe Resuli është nxënës i klasës se 10-të në Gjenevë.

Ai është nxënës shembullor dhe kujdestar klase.

Pasion ka leximin por edhe profesionin e babait dhe merret me sport, është futbollist (ekipit Granda saxonnex) dhe ushtron karate, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
 
Pyetjes për pushimet në Shqipëri, Roboti i AI-se i përgjigjet: "Po, gjithsesi  do te shkoje ne pushime në Shqipëri. “Kam dëgjuar dhe lexuar se Shqipëria është një vend shumë i bukur me njerëz simpatik, mikpritës dhe kuzhinë të mirë. Është një vend i mrekullueshëm”!

Kurse, pyetje vijuese për dy yjet e futbollit zviceran, shqiptarët Xherdan Shaqirin dhe kapitenin e Zvicrës Granit Xhaka, ja se si është përgjigjur Roboti i AI-së: Shaqiri dhe Xhaka janë dy futbollistë të talentuar, të njohur dhe të shkëlqyeshëm që po i kontribuojnë avancimit të futbollit zviceran ne arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat