Optimizëm te Spanja

Futboll

Optimizëm te Spanja

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 15:30
Spanja

Te Spanja nuk fshihen, duke theksuar se objektivi i madh është fitimi i Euro 2024. Dani Carvajal, i cili shënoi një nga golat e fitores 2-0 të Realit në finalen e Championsit përballë Dortmundit, u ndal te gjendja e grupit B.

Italia, Shqipëria dhe Kroacia janë kundërshtarët e kombëtaren iberike, në grupin më të fortë të Europianit Gjermani 2024, turne që nis të premten e 14 qershorit.

“Mendoj se njerëzit e marrin të mirëqenë faktin që ne jemi favoritë. Jemi kandidatë për fitimin e trofeut të madh, e them hapur një gjë të tillë.

Ama, ne duhet të luftojmë fort deri në fund, duhet të përshtatemi me kundërshtarët në çdo ndeshje dhe çdo moment.

Ne të ‘vjetrit’ po përpiqemi t’ua përcjellim edhe të rinjve pasionin për fitore. Me pasion dhe shpirt gare mund të shkojmë shumë larg”, u shpreh 32-vjeçari. Autor i 44 ndeshjeve me fanellën “La Furia Roja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat