Kapiteni Granit Xhaka me kombëtaren e Zvicrës janë gati për Anglinë.
Ballafaqimi luhet sot në orën 18.00.
Ndeshje që luftohet për një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Mediumi zviceran “Blick”, i kujton Granit Xhakës diçka interesante para 13 viteve
“Një kapiten në një mision!
Granit Xhaka ka një lidhje të veçantë me Anglinë. Ai bëri paraqitjen e tij të parë ndërkombëtare në ‘Wembley’ dhe përjetoi ulje - ngritje gjatë shtatë viteve në Arsenal të Londrës.
Tani ai mund të udhëheqë ekipin kombëtar në një gjysmëfinale të Kampionatit Evropian”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
Mediumi zviceran ia kujton edhe ndeshjen e parë të Xhakës kundër Anglisë.
“Është 4 qershor i vitit 2011. Stadiumi ‘Wembley’ në Londër. Trajneri i kombëtares, Ottmar Hitzfeld, po sjell një 18-vjeçar në mesfushën qendrore së bashku me Gokhan Inler dhe Valon Behrami.
Emri i tij: Granit Xhaka”, shkruan mes të tjera “Blick”.
Kjo ndeshje pati përfunduar baras (2:2) në kuadër të Grupi G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.