Llapi ndan rrugët me Bunjakun

Futboll

Llapi ndan rrugët me Bunjakun

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 10:31
Blerim Bunjaku

Klubi Futbollistik Llapi ka mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me ndihmëstrajnerin, Blerim Bunjaku.

Bunjaku ishte bërë pjesë e stafit teknik në dhjetor të vitit 2022.

Gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit dha kontribut të madh duke punuar pa reshtur për sukseset e klubit, thuhet në komunikatën e Llapit.

“”Blleki” të falenderojmë për kontributin dhe profesionalizmin e treguar dhe të urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat