United fillon të kursejë

Futboll

United fillon të kursejë

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

United fillon të kursejë, vendimi i fundit rrit pakënaqësitë te stafi!

Që kur mori përsipër operacionet e futbollit te Manchester United,

Sir Jim Ratcliffe ka ndërmarrë përpjekje të shumta për të kursyer para në klub.

Sipas “Daily Mail”, klubi anglez ka ndryshuar në mënyrë drastike planet e ushqimit dhe nuk i ofron më stafit drekën gjatë ditëve që luhet ndeshja.

Sipas burimit të cituar, klubi ka ndaluar t'i japë stafit një kuti drekë që përfshinte një sanduiç, drithëra, një pako patate të skuqura dhe një pije.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat