Napoli i “dashuruar” me Premier League

Futboll

Napoli i “dashuruar” me Premier League

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 13:54
Stadiumi

Napoli duket se ka mbyllur bisedimet për transferimin e sulmuesit Romelu Lukaku nga Chelsea. Belgu duket se nuk do të jetë përforcimi i vetëm që vjen nga Premier League.

Sipas “Sky Sports”, skuadra napoletane është pranë një marrëveshje edhe me mesfushorin skocez Scott McTominay, që luan me Manchester United. Ky i fundit nuk është në planet e trajnerit Erik ten Hag, që edhe sot e ka lënë në stol.

Palët janë në bisedime, që duket se kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që brenda 48 orëve të kemi “tymin e bardhë”.

Napoli kërkon një huazim me të drejtë blerje pas një viti, me vlerat 25 milionë euro, shifër që kërkon edhe Manchester United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat