Lewandowski humb finalen e Copa del Rey?

Futboll

Lewandowski humb finalen e Copa del Rey?

Më: 19 prill 2025 Në ora: 20:01
Robert Lewandowski

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski me shumë gjasa do e humbasë ndeshjen finale ndaj Real Madridit në Copa del Rey.

Lewa u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigos në La Liga.

Siç raportojnë mediat nga Spanja, sulmuesi i Polonisë pritet të mungojë rreth tre javë shkaku i lëndimit muskolar.

Por, asgjë nuk është konfirmuar, pasi Barcelona pritet t’i bëjë disa teste mjekësore lojtarit të tyre.

Kujtojmë që javën e ardhshme, Barcelona luan ndaj Real Madridit në finalen e madhe të Kupës së Mbretit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat