Ka pas probleme me lëndime

Futboll

Ka pas probleme me lëndime

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 12:09
Manchester United

Manchester United po tenton të kompletojë blerjen e tretë për sezonin e ri.

Dhe “Djajtë e Kuq”, kanë hedhur tek ish-lojtari i Evertonit, Dominic Calvert-Lewin.

Anglezi aktualisht është pa klub që nga përfundimi i kontratës së tij me Evertonin.

Ai ka pasur probleme me lëndime vitet e fundit, por The Sun raporton se United beson se ai ka cilësitë e nevojshme për të forcuar skuadrën e Amorimit.

Calvert-Lewin, kishte qenë pjesë e Evertonit që nga viti 2017 ku numëron 273 paraqitje dhe ka shënuar 71 gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat