Vedat Muriqi nuk përmbahet në Spanjë

Futboll

Vedat Muriqi nuk përmbahet në Spanjë

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 18:09
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi, ylli nga Kosova që po shkëlqen në Kampionatin e Spanjës.

Muriqi është autor i golit në minutën e 89-tëpër fitoren e thellë, me rezultat 3:1 ndaj Elche-s, në takimin e javës së 16-të të Kampionatit të Spanjës.

Muriqi shënoi supergol me kokë nga rreth 15 metra në këndin e majtë të epërm.

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, startoi nga minuta e parë në këtë ndeshje që u karakterizua me rivalitet të madh dhe fitoren e madhe të skuadrës së tij, në luftë për të ikë nga pjesa e poshtme e tabelës.

Futbollisti nga Kosova me shokë festojnë fitoren e madhe ndaj një rivalit të papërshtatshëm.

Për Mallorca-n shënojnë Morlanes (5'), Mascarell (83'), Muriqi (89’) dhe për udhëtuesit Maffeo (21' - autogol).
Mallorca zë vendin e 14-të me 17 pikë dhe Elche është në 9-tin me 19 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat