Kjo është nota për Granit Xhakën në fitoren ndaj Newcastles

Futboll

Kjo është nota për Granit Xhakën në fitoren ndaj Newcastles

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 dhjetor 2025 Në ora: 22:04
Kapiteni Granit Xhaka

Kapiteni Granit Xhaka është në formë të lartë dhe këtë po e dëshmon ndeshje pas ndeshje.

Futbollisti Xhaka i jep siguri të plotë Sunderlandit qoftë si vendas qoftë si mysafirë.

Sunderlandi sot shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Newcastles.

Xhaka vlerësohet me notë 7.3, gjithnjë duke iu referuar faqes së specializuar për statistika, “Sofascore”. 

E veçantë është se Malick Thiaw i Newcastles është lojtar i ndeshjes, me notën 7.9.

Pas javës së 16-të në Premier League, Sunderland renditet në vend të shtatë më 26 pikë dhe ka 4 më shumë se Newcastle që gjendet në të 12-tin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat