Armando Broja kërkon fitoren kundër ish-ekipit të tij

Futboll

Armando Broja kërkon fitoren kundër ish-ekipit të tij

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 11:57
Armando Broja

Premier League do të luajë ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 18-të të kampionati, kun ë fushë do të zbresin disa nga ekipet “BIG”. 7 ndeshje janë të program për t’u zhvilluar në 3 orare të ndryshme.

Gjithçka nis me sfidën Nottingham – Manchester City në orën 13:30, për të vazhduar me orën 16:00, ku do të zhvillohen 5 duele paralelisht. Arsenali pret Brighton,

Brentford luan në shtëpi ndaj Bournemouth, ndërsa Armando Broja do të presë ish-skuadrën, Evertonin, teksa Liverpool luan ndaj Wolves.

Në orën 18:30 gjithçka është rezervuar për duelin mes Chelsea dhe Aston Villas, përballje kjo që do të zhvillohet në “Stamford Bridge”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat