Ja kush e thirri Granit Xhakën në orën 11.00 të natës

Futboll

Ja kush e thirri Granit Xhakën në orën 11.00 të natës

Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 22:52
Kapiteni Granit Xhaka

Kapiteni Granit Xhaka është në superformë dhe po i jep shkëlqimin Sunderlandit në Kampionatin Anglisë.

Xhaka është prej futbollistëve më të vlerësuar në Premier League. 

Xhaka ka filluar të gjitha 17 ndeshjet, duke luajtur 90 minuta të plota në 16 prej tyre.

Xhaka në intervistën e dhënë së fundmi ka folur edhe për transferimin te Sunderlandi. 

Ka dhënë një deklaratë shumë interesante.

“Disa vendime marrin kohë, por unë vendosa menjëherë.

Pronari më thirri dikur në qershor, rreth orës 11 të natës”, tha Xhaka. Shqiptarët, thirrja në telefon në atë kohë ka të bëjë me diçka të keqe, apo të mirë, shkruan “Kicker”.

Xhaka fillimisht kishte menduar se ishte shaka, pasi nuk besonte se ai po e thërriste atë.

Pronari ishte zvicerani Kyril Louis-Dreyfuss, i cili Sunderlandin e kishte marrë prej vitit 2020. Xhaka nuk e dinte se Sunderlandi ka pronar zviceran.

“Çelësi i transferimit ishte se asnjë pronar tjetër nuk më kishte thirrur personalisht në transferimet e mëparshme. Kjo më ka impresionuar”, ka tha Xhaka.

Ylli nga Kosova, kapiteni i Zvicrës është gati për sfidën e nesërme kundër Leeds Utd. 

Sunderland aktualisht ndodhet në pozitën e shtatë me 27 pikë. Suanderland – Leeds Udt luhet në orën 15.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat