Trajneri i një ekipi brazilian në gjendje të rëndë pas aksidentit

Futboll

Trajneri i një ekipi brazilian në gjendje të rëndë pas aksidentit

Më: 16 janar 2026 Në ora: 20:41
Aguia de Maraba-

Skuadra U-20 e Aguia de Maraba-s, nga shteti i Pará-s, në Brazil, pësoi një aksident të rëndë gjatë kthimit nga Copinha, garë tradicionale e futbollit të të rinjve që zhvillohet në São Paulo. Autobusi i ekipit u përplas me një kamion të ndalur në mes të rrugës, pa sinjalizimin e duhur, në shtetin fqinj të Tocantins.

Përgatitësi fizik, Hecton Alves, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa trajneri, Ronan Tyezer, vazhdon të jetë i shtruar në kujdesin intensiv.

Fatmirësisht, asnjë lojtar nuk pësoi lëndime të rënda dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shpëtuan janë kthyer tashmë në Marabá.

Klubi publikoi një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale:

"Në këtë moment trishtimi, shprehim solidaritetin tonë ndaj familjarëve, miqve, kolegëve të punës dhe të gjithë atyre që vuajnë për këtë humbje të pakthyeshme.

Në shenjë nderimi dhe respekti, bashkohemi në lutje, duke u dëshiruar forcë dhe ngushëllim zemrave të pikëlluara."

Ky incident nënvizon rreziqet që përballen ekipet e futbollit gjatë udhëtimeve dhe ka lënë komunitetin e Águia de Marabá-s në gjendje shoku, veçanërisht skuadrën e të rinjve që po merrte pjesë në Copinha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat