Barcelona me vendim drastik ndaj lojtarit të saj

Futboll

Barcelona me vendim drastik ndaj lojtarit të saj

Më: 20 janar 2026 Në ora: 18:04
Barcelona

I pakënaqur me minutat e pakta që ka marrë te Barcelona këtë sezon, ku debutoi për herë të parë në La Liga, 18-vjeçari Dro Fernandez kërkon të transferohet te PSG, gjatë merkatos së janarit.

Vetë lojtari ka gjetur gjuhën e përbashkë me klubin parizien dhe është i emocionuar me mundësinë për të punuar me Luis Enrique.

PSG është e gatshme të paguajë klauzolën e largimit të lojtarit që është 6 milionë euro, por Barcelona deri tani ka refuzuar, duke pasur plane të tjera në mendje për lojtarin e ri i cili konsiderohet si një nga talentet e mëdha të dalë nga La Masia në vitet e fundit.

Situata mes palëve është përkeqësuar shumë së fundmi, ku “Mundo Deportivo” zbulon se Barcelona ka vendosur të përjashtojë lojtarin nga stërvitja me grupin dhe tani ai është i detyruar të stërvitet i vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat