Muriqi shihet si zëvendësues

Futboll

Muriqi shihet si zëvendësues

Më: 23 janar 2026 Në ora: 12:10
Vedat Muriqi

Muriqi shihet si zëvendësues i En-Nesyrit te Fenerbahce!

Vedat Muriqi i i cili ka realizuar 14 gola këtë sezon në ligën spanjolle ka tërhequr vëmendjen e ish-klubit të tij turk Fenerbahce si zëvendësues potencial i Youssef En-Nesyri i cili është shumë pranë një transferimi te Juventus.

Sipas Diario AS, gjigandi turk është i gatshëm të ofroj 15 milionë€, por sulmuesi nga Kosova është shprehur publikisht se vendimi i takon klubin të Mallorcas.

Vedat Muriqi pas hat-trick-ut të javës së kaluar është zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë i klubit spanjoll dhe synon të arrijë rekordin e sulmuesit legjendar Samuel Eto’o i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë i klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat