Mehmeti largohet nga Bristol City, nënshkruan me Ipswich Town

Futboll

Mehmeti largohet nga Bristol City, nënshkruan me Ipswich Town

Më: 24 janar 2026 Në ora: 11:18
Anis Mehmeti

Mesfushorit shqiptar, Anis Mehmeti është larguar nga Bristol City.

Kjo pasi ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën tjetër angleze Ipswich Town.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029, me skuadrën e cila po lufton për rikthim në Premierleague.

Reprezentuesi i kombëtares së Shqipërisë ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime gjatë gjysmës së parë të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat