Granit Xhaka kapet me një tifoz të West Hamit! Ja çfarë ndodhi

Futboll

Granit Xhaka kapet me një tifoz të West Hamit! Ja çfarë ndodhi

Më: 24 janar 2026 Në ora: 17:41
Pamje

Futbollisti Granit Xhaka përfshihet në një mosmarrëveshje me një tifoz të West Hamit!

West Hami mori një fitore të rëndësishme sot.

Ata mposhtën Sunderlandin e Granit Xhakës, me rezultat 3:1 duke ju dhënë shpresë për të shmangur rënien në “Championship”.

Në ndeshje nuk luajti Granit Xhaka pasi që vuante nga një lëndim.

Mirëpo mesfushori nga Kosova, u përfshi jashtë saj pasi që pati një mosmarrëveshje me një tifoz të West Hamit, me situatën që ishte gati të eskalonte.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë Xhaka jashtë fushës së blertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat