Meriton Korenica mahnit rumunët

Futboll

Meriton Korenica mahnit rumunët

Më: 25 janar 2026 Në ora: 19:59
Pamje nga ndeshja

Sulmuesi Meriton Korenica ka shënuar një gol të bukur për ta përmbysur epërsinë në derbin ndaj FCSB.

Ylli i Kosovës që po lidhet me kalimin te DC United shënoi golin e dytë pas një kundëraksioni të shpejtë.

Korenica mori një pasim të gjatë ndaj Illie, ku me një parabolë të bukur e la të shtangur portierin vendas (44’).

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse DC United do të ofrojë mbi 4 milionë euro për shërbimet e lojtarit kosovar, vlerë që e kërkon Cluji për ta liruar para se të mbyllet ky afat kalimtar dimëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat