Mbrojtësi i Shqipërisë rinovon me bardhezinjtë

Futboll

Mbrojtësi i Shqipërisë rinovon me bardhezinjtë

Më: 28 janar 2026 Në ora: 21:43
Ernest Muçi dhe Arlind Kurti

Skuadra e Laçit ka njoftuar në rrjetet sociale se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Arlind Kurti, për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028-të.

Impakti i 21-vjeçarit te bardhezinjtë e Kategorisë së Parë është i jashtëzakonshëm në prapavijë, “mur” për sulmuesit rivalë.

Vlera 400 mijë euro në treg sipas “Transfermarkt”, është tregues i rëndësisë së lojtarit.

Po ashtu, Arlind Kurti bënë pjesë te Shqipëria U-21, madje titullar i padiskutueshëm nën urdhërat e trajnerit Alban Bushi.

Pas 19 javësh në Kategorinë e Parë, Laçi mban vendin e 2-të me 39 pikë, kandidat serioz për ngjitjen në Superiore..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat