Një tjetër futbollist iu bashkohet verilindorëve

Futboll

Një tjetër futbollist iu bashkohet verilindorëve

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 11:03
Kukësi

Kukësi mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet. Verilindorët kanë prezantuar para pak minutash një tjetër futbollist.

Dayan Matias Masquera bëhet kështu lojtari më i ri i Kukësit, i cili përforcon kështu mesfushëm për pjesën tjetër të sezonit. Në ëktë mënyrë shtohen alternativat për stafin teknik në këtë repart.

“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori kolumbian Dayan Matias është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. 24-vjeçari veç rolit si mesfushor, luaj edhe si mbrojtës i djathtë dhe sulmues i djathtë.

Mosquera është bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe është menjëherë gati për të dhënë kontributin e tij.

Mosquera do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë “, ka shkruar Kukësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat