Shkëlqeu në fitoren e radhës së skuadrës së tij, sulmuesi i Kombëtares kuqezi zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Futboll

Shkëlqeu në fitoren e radhës së skuadrës së tij, sulmuesi i Kombëtares kuqezi zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Më: 2 mars 2026 Në ora: 11:04
Ernest Muçi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë me Trabzonsporin.

Falë paraqitjes së tij për 90 minuta në fitoren 3 me 1 ndaj Karagumruk, është zgjedhur në formacionin e javës së 24-të të Superligës Turke.

Muçi dha pasimin e parë në minutën e 20-të, për t’i hapur rrugë Tufan që asistoi tek Onuaçu. Më pas në pjesën e dytë pati meritën kryesore te dy krosimet nga goditja e këndit.

Fillimisht në minutën e 47-të dhe pas tre minuta më vonë, harkimet e tij ishin perfekte. Nuaiu ishte në vendin e duhur, për të plotësuar dopietën personale.

Ai është vlerësuar me notën 7.6 dhe ekipi turk duket se ka krijuar varësi nga futbollisti kuqezi.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat