Trajneri shqiptar: Më larguan nga Vllaznia dhe më dërguan në fshat, lashë gruan vetëm me dy fëmijët

Futboll

Trajneri shqiptar: Më larguan nga Vllaznia dhe më dërguan në fshat, lashë gruan vetëm me dy fëmijët

Më: 11 mars 2026 Në ora: 11:32
Astrit Hafizi

Ish-trajneri i Kombëtares Astrit Hafizi, në një intervistë për gazetarin sportiv Dëfrim Methasani, ka treguar prapaskenën e vitit 1987, periudhë kur e larguan nga drejtimi i Vllaznisë. Hafizi rrëfen vështirësit që e kanë pasuar, jo për faji të tijë, por të dy lojtarëve që u arratisën nga klubi shkodran:   

“E kujtojë atë çast, sepse janë disa momente të cilat nuk kam se si t’i harrojë.

Sapo isha martuar, isha bërë me dy fëmijë. Duke lënë gruan vetëm me dy fëmijët. Shkoja në fshatra të largëta, duke ikur të hënën dhe vija të shtunën.

Për atë dënim që u arratisën 2 lojtarë në vitin ’87. Po ashtu, ishte në atë orientimet apo direktivat që jepnin shteti asakohe. Ata shpreheshin:

‘Kush është drejtues, duhet të largohet edhe ai’. S’e mora vesh as unë pse! Mirë që më hoqën nga trajneri, por pse më dërguan në fshat, këtë nuk e kuptova?!

Nga trajner, mund të shkoja edhe mësues, siç mund të ndodhet normalisht, sepse për atë kisha mbaruar shkollën, pavarësisht se kisha edhe atë të trajnerit. Ishe periudha më e vështirë. Për 6-7 muaj sa ndejta atje, nuk ishte e lehtë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat