Afrim Tovërlani për futbollin e viteve 90-ta: Na rrihnin, por nuk na ndalën

Futboll

Afrim Tovërlani për futbollin e viteve 90-ta: Na rrihnin, por nuk na ndalën

Më: 31 mars 2026 Në ora: 20:24
Afrim Tovërlani

Ish-futbollisti i Kosovës gjatë viteve të okupimit, Afrim Tovërlani, ka folur me emocione për periudhën e vështirë të futbollit gjatë atyre viteve.

Tovërlani, i cili ishte edhe kapiten i Kosovës në ato vite, ka kujtuar sakrificën e madhe të futbollistëve shqiptarë të Kosovës.

“Na kanë rrahur, na kanë torturuar, na kanë maltretuar, por nuk kanë mundur të na ndalin.

Ka sportistë që e kanë dhënë edhe jetën.

Të luash në ato vite ka qenë e vështirë, ka qenë sakrificë, por fatmirësisht po besoj që sonte do ta gëzojmë në mënyrën më të mirë, me një kualifikim në Botëror”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat