Manchester United synon Rafael Leao, 50 milionë plus një lojtar

Futboll

Manchester United synon Rafael Leao, 50 milionë plus një lojtar

Më: 29 prill 2026 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Manchester United ka vendosur në radar sulmuesin e Milan, Rafael Leao, duke shtuar interesimin për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Sipas raportimeve të mediave britanike, drejtuesit e klubit anglez kanë ndjekur nga afër paraqitjet e portugezit dhe e konsiderojnë atë si një përforcim ideal për repartin ofensiv.

Në të njëjtën kohë, edhe Milani nuk e konsideron më të paprekshëm Leaon dhe është i hapur për të dëgjuar oferta.

Thuhet se “djajtë” ofrojnë  50 milionë euros plus përfshirjen e një lojtari, si Marcus Rashford, Joshua Zirkzee apo Manuel Ugarte.

Në këtë fazë, interesimi për Leaon është real, por çdo zhvillim konkret mbetet për t’u parë në javët në vijim të merkatos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat