Manchester United apo Liverpool?

Futboll

Manchester United apo Liverpool?

Më: 3 maj 2026 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Sot zhvillohet një nga klasiket më të mëdha të futbollit anglez.

Dy nga skuadrat më të trofeshme në Angli, Manchester United dhe Liverpool do të vihen përballë njëra-tjetrës në një ndeshje të rëndësishme për të dyja.

Një fitore apo barazim për “Djajtë e Kuq”, do t’i siguronte matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Në tërë historikun e tyre, është Manchester United ajo që prin me fitore, ku kanë 92, Liverpooli ka 82 ndërsa në 71 ndeshje është mbyllur me barazim.

Ndeshja e sotme luhet në “Old Trafford”, me fillim në ora 16:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat