Lewandowski, Rashford dhe Cancelo në udhëkryq

Futboll

Lewandowski, Rashford dhe Cancelo në udhëkryq

Më: 6 maj 2026 Në ora: 14:19
Flick e Lewandowski

Barcelona është pranë titullit në La Liga, por ndërsa fokusi mbetet tek “El Clásico”, trajneri Hansi Flick duhet të marrë vendime kyçe për sezonin e ardhshëm. 

Rasti më i rëndësishëm është Robert Lewandowski. Sulmuesi 38-vjeçar është në fund kontrate dhe, pavarësisht 119 golave në 4 sezone, duhet të përcaktohet nëse do të qëndrojë dhe me çfarë roli.

Po aq delikate është çështja e Marcus Rashford.

Në huazim nga Manchester United, ai ka regjistruar 13 gola dhe 12 asistime. Barça duhet të vendosë nëse do të paguajë rreth 30 milionë euro për ta mbajtur ose të negociojë një tjetër huazim.

Ndërkohë, João Cancelo, aktualisht i huazuar nga Al-Hilal, ka fituar vendin e titullarit dhe klubi duhet të vendosë nëse do ta blejë. Vendimet e Flick do të përcaktojnë drejtimin e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat