Manchester City nuk gabon, i qëndron në bisht Arsenalit

Futboll

Manchester City nuk gabon, i qëndron në bisht Arsenalit

Nga: K.G. Më: 9 maj 2026 Në ora: 20:18
Pamje nga ndeshja

Manchester City ka arritur pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit në Angli.

City arriti fitore në vatër të vet, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Brentfordin, në takimin e javës së 36-të.

Duhet theksuar se Arsenali dhe Manchester City kanë tri ndeshje deri në fund për t’i luajtur, ku janë në pyetje edhe 9 pikë.

Doku shënoi në minutën e 60-të, Haaland në atë të 75-tën e Marmoush (90+2'). 

Arsenali kryeson me 76 pikë, dy më shumë se Manchester City që gjendet në pozitën e dytë.

Brentford është në vend të tetë me 51 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat